Ymeri 'thumbon' subjektet politike:Po iu ikin temave që nuk iu konvenojnë

Aktuale

Ymeri 'thumbon' subjektet politike:Po iu ikin temave që nuk iu konvenojnë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 06:16
Visar Ymeri

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri thotë se partitë politike si edhe viteve tjera hapën fushatën elektorale me temat që u konvenojnë atyre.

“Nuk i prekin ato tema për të cilat mbase iu duket se nuk iu konvenojnë elektoralisht. Këto tema që nuk iu konvenojnë lidhen me dialogun apo marrëdhëniet me Serbinë”, tha Ymeri.

Ymeri thotë se sondazhet mund të ndikojnë te elektorati i partive të caktuara për të bojkotuar zgjedhjet.

“Elektorati i asaj partie që mendon se i ka fituar zgjedhjet mund të mendojnë se puna është kryer dhe ditën e zgjedhjeve të shkojmë diku. E njëjta vlen edhe për subjektet që mendojnë se tashmë kanë humbur dhe nuk bëjnë aktivitet”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat