Për çfarë kanë filluar negociatat, sipas zyrtarit të VV-së, përmend PDK-në dhe LDK-në

Aktuale

Për çfarë kanë filluar negociatat, sipas zyrtarit të VV-së, përmend PDK-në dhe LDK-në

Nga: A.M. Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 16:52
Blerim Sallahu

Më 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë.

Blerim Sallahu, përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të ketë vjedhje të votave.

Përmes një postimi në Facebook, Sallahu ka përmendur dy partitë të cilat do ta zhvillojnë dukurin e vjedhjes së votave ndërmjet kandidatëve.

Bile, ai thotë se tashmë kanë filluar negociatat.

“Puna e jashtëligjshme e komisionerëve dhe e vëzhgueseve të këtyre partive politike  do të paguhet përafërsisht sa paga e një deputeti”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Për shkak të përqindjes së vogël të votave që do të marrin subjektet politike PDK dhe LDK, në këto zgjedhje, vjedhja e votave ndërmjet kandidatëve do të jetë madhështore.

Puna e jashtëligjshme e komisionerëve dhe e vëzhgueseve të këtyre partive politike  do të paguhet përafërsisht sa paga e një deputeti.

Negociatat po flitet që tashmë kanë filluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat