Kush do të jetë kryeministër në vend të Kurtit, nëse atij nuk i lejohet?

Aktuale

Kush do të jetë kryeministër në vend të Kurtit, nëse atij nuk i lejohet?

Nga: A.M. Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 21:19
Albin Kurti

Në listën e KQZ-së Albin Kurti nuk ekziston.

Përkundër kësaj, ai vazhdon të thotë se i prin listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Si dhe shprehet se është kandidat për kryeministër nga kjo parti, shkruan "Bota sot".

Ndërkaq, sonte Kurti është shprehur i bindur se do të bëhet kryeministër i vendit.

Ai deklaroi se nuk mund të ndalet popullata e Kosovës.

Gjithashtu, Kurti është pyetur se a keni dikë tjetër që mund të bëhet kryeministër deri në shator nëse nuk ju lejohet.  

Ai është shprehur se nuk bëjnë zëvendësime.

“Nuk bëjmë ne zëvendësime, ku disa person, përfshirë edhe kryetaren e KQZ-së përpiqen t`i ndalin gjysmë milioni njerëz. Ne nuk iu bashkohemi nje tendence të tillë demokratike”. Ka deklaruar Kurti për kallxo .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat