Pas sulmit të frikshëm në Skenderaj ndaj Albin Kurtit, dalin pamjet se kush po e përcjell tani – ja çfarë thotë për ata që do bëhen ministra

Aktuale

Pas sulmit të frikshëm në Skenderaj ndaj Albin Kurtit, dalin pamjet se kush po e përcjell tani – ja çfarë thotë për ata që do bëhen ministra

Nga: N. H Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 09:52
Albin Kurti

Javën e kaluar, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ishte sulmuar në Skenderaj gjatë një takimi që kishte me strukturat e partisë dhe me simpatizantët e tij, shkruan “Bota sot”.

Gjatë vizitës së tij në Skenderaj, Kurti ishte provokuar nga disa qytetarë protestues e më pas edhe ishte sulmuar me vezë, veprim ky i cili ngriti shumë reagime.

E, pas kësaj ngjarje, tashmë Albin Kurti, është vazhdimisht nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, raporton “Bota sot”.

Image
Albin Kurti

Kështu të paktën tregojnë edhe pamjet e vizitës së mbrëmshme të Albin Kurtit në Malishevë.

Kurti në këtë takim, ka disa fjalë para qytetarëve malishevas, ku tregon edhe se si do të punojë qeveria e tij e ardhshme.

“Unë ju kam thënë miqve e shokëve të mi në Lëvizjen Vetëvendosje, kushdo që bëhet deputet, kushdo që bëhet ministër, kushdo që bëhet zëvendësministër, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen, duhet pasur parasysh se nuk bëhet me gjithë familjen aty, por bëhet veç ai, familja është për në shtëpia, nuk është familja për t’i marrë në ministri”, deklaron në këtë fjalim Kurti.

Ja pamjet se si përcillet nga Policia e Kosovës, dhe fjalimi i tij para qytetarëve: VIDEO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat