Hoti tregon nëse ka vija të kuqe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit

Aktuale

Hoti tregon nëse ka vija të kuqe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 21:35
Avdullah Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka vija të kuqe me asnjë parti për krijim të një koalicioni pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kështu ka pohuar kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, në një intervistë, ku ka thënë se vetë programi i kësaj partie është vijë e kuqe.

Ai nuk ka përjashtuar as Lëvizjen Vetëvendosje si partnere, ndonëse nuk e ka përmendur.

“Është herët të thuhet me ke do të jemi në koalicion. Në parim nuk kemi vija të kuqe, sepse besojmë që nuk i shërben stabilitetit të vendit dhe skenës politike.

Vijat e kuqe janë programi i LDK-së, ka qenë edhe në koalicionin që e kemi pasur. Unë e kam kryesuar grupin e ekspertëve që kemi negociuar 3 muaj, derisa kemi mbërritur në pikën ku për ne ka qenë e pranueshme, 90 për qind e programit qeverisës ka qenë i joni”, ka thënë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat