Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së: Klikës së vjetër kriminale po i lëvizë toka nën këmbë – ja dy liderët e ardhmërisë

Aktuale

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së: Klikës së vjetër kriminale po i lëvizë toka nën këmbë – ja dy liderët e ardhmërisë

Nga: N.Sh Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:55
Haki Imeri

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, po vazhdojnë përkrahjen e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin.

Sipas tyre, Albin Kurti dhe Osmani janë liderët e ardhmërisë.

Ata përmes një postimi në Facebook, shkruajnë se këta dy liderë janë që i duhen Kosovës.

Sipas familjes Imeri, klikës së vjetër kriminale po i lëvizë toka nën këmbë.

Në postimin në Facebook, shkruajnë se, Albin Kurti është fati i qytetarit që e çliron vendin nga izolimi, varfëria, pasiguria e linçimi.

Postimi i plotë:

-Klikës së vjetër Kriminale po i lëviz toka nën këmbë. Epoka e re ose dekada e Albin Kurtit është fati i qytetarit që e çliron vendin nga izolimi, varfëria, nëpërkëmbja, pasiguria, linçimi etj.

-Pranvera e 2021 është , shpresë dhe fitore. Fatin e mafiozeve milionere qe i hynë zejes së politikës do ta vendos sovrani ditën e bekuar të Valentinit. Ditë shqetësuese për humbësit ?

-Mbështetja gjithëpopullore është një indeks i qartë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë liderë të ardhmërisë, liderë të pa korruptuar  të pashantazhuar që i duhen Kosovës ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat