Haradinaj: Nëse nuk i heqim këto pengesa, më 2024 bashkohemi me Shqipërinë

Aktuale

Haradinaj: Nëse nuk i heqim këto pengesa, më 2024 bashkohemi me Shqipërinë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 21:14
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se njohja nga Serbia assesi nuk duhet të ndodh duke bërë kompromis.

“S’e kemi njet me shku ka kompromisi për ta marrë njohjen”.

Ai tha se duhet t’i bëhet e qartë bashkësisë ndërkombëtare se njohja nga Serbia dhe anëtarësimet në mekanizmat ndërkombëtar duhet të ndodhin në një kohë optimale, në të kundërtën sipas tij, do të ndodh unioni me Shqipërinë.

“Kërkoj nga të gjithë që ta mbështesin këtë ide për union me Shqipërinë. Nuk besoj se dikush është i befasuar me këtë ide, sepse ata e shohin se pritja duhet ta ketë një kufi. Është paralajmërim i hershëm se koha po kalon.

Po bëhem i mirë dhe po ju them se nëse nuk arrijmë që t’i heqim këto pengesa, ne e kemi këtë opsionin e unionit në vitin 2024. Askush s’mund të kundërshtoj se duhet ta kemi një finale”, tha Haradinaj në emisionin “Debat” të RTK-së.

Tutje ai tha se deri më tash ideja e tij për bashkim me Shqipërinë në një union nuk është kundërshtuar nga ndërkombëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat