Gjini: Vjosa Osmani ka abuzuar me zyrën e Presidentit

Aktuale

Gjini: Vjosa Osmani ka abuzuar me zyrën e Presidentit

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 22:49
Ardian Gjini

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë.

Gjini ka dhënë arsyet për këtë.

“Vjosa Osmani ka abuzuar me zyrën e presidentit. Qe po ju tregoj pse. Sikur zonja Osmani të kish qenë presidente në detyrë kish pas logjikë me dhënë dekorata për shkak se s’kish pas drejt me garu”, tha Gjini.

“Unë po e marr abuzimin më të voglin. Ligji ia lejon, por nëse dikush flet me plot gojën për parime, demokraci, drejtësi, çiltërsi, sinqeritet, atëher Vjosa Osmani si ushtruese e detyrës së presidentit dhe si garuese në zgjedhje ka qenë dashtë me e ruajt zyrën e presidentit”, shtoi ai.

“Nëse dikush që garon prej asaj zyre dhe Kushtetuta e ka vesh me atë pushtet e në të njëjtën kohë shpërndanë dekorata, bën deklarata linçuese, dënuese, ose qortuese edhe qorton dikush që është duke marrë pjesë në garë atëher është abuzim me zyrën e presidentit’, theksoi ai.

“Nëse zonja Osmani në këtë fazë kaq të hershme abuzon kështu, unë kam frikë që ka me abuzu shumë për shkak se po supozoj se zonja Vjosa Osmani e di çka po bën”, tha Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat