Masa për mërgimtarët që vijnë në Kosovë, vjen reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

Masa për mërgimtarët që vijnë në Kosovë, vjen reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje

Nga: A.Morina Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, në lidhje me testin PCR për qytetarët që vijnë nga diaspora.

Kryeziu në një postim në rrjetin social Facebook, deklaroi se kjo masë është qartazi politike dhe diskriminuese sepse për target ka mërgatën e cila është duke ardhë masivisht në vend për të votuar.

“Ky është abuzim me pushtetin nga një qeveri e jashtëligjshme”, u shpreh Kryeziu, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Që ta kemi të qartë të gjithë.

Masa për testin PCR në kufi për çdo qytetar që hyn në vend nuk ka asnjë kuptim. Së pari, sepse me mbi 6300 raste aktive në vend virusi për tash e sa kohë është problem i brendshëm e jo rrezik nga jashtë. Së dyti, sepse me vendimin e fundit tani më janë lehtësuar gati të gjitha masat e tjera anti-Covid.

Kjo masë është qartazi politike dhe diskriminuese sepse për target ka mërgatën e cila është duke ardhë masivisht në vend për të votuar.

Ky është abuzim me pushtetin nga një qeveri e jashtëligjshme.

Prandaj, me 14 shkurt, Krejt dhe Drejt vendvotimeve. Krejt dhe Drejt 127.

Mërgatë, faleminderit dhe mirësevini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat