Gecaj reagon pas deklaratave të Bashës: Krahasimet me pushtetin e Millosheviqit i bëjnë vetëm të çmendurit

Aktuale

Gecaj reagon pas deklaratave të Bashës: Krahasimet me pushtetin e Millosheviqit i bëjnë vetëm të çmendurit

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 12:16
Bajram Gecaj

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj i ka reaguar kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili i krahasoi pushtetin e Avdullah Hotit me atë të Millosheviqit. 

Përmes një postimi në “Facebook”, Gecaj ka thënë se krahasimet me regjimin e Millosheviqit me skenën politike në Kosovë, mund t’i bëjnë vetëm të çmendurit.

“Besoi fuqishëm se krahasimet me regjimin vrastar të Kasapit të Ballkanit nuk e kanë vendin në skenën tonë politike dhe se ato mund t’i bëjnë vetëm të çmendurit dhe imbecilët. Megjithatë, ideologjia e ekstremit të majtë dhe prirjet puro populiste e paskan futur Dimal Bashen në ujëra të tilla. Vendimi i djeshëm i qeverisë me asnjë të vetmen shkronjë nuk e ka ndryshuar vendimin e dhjetorit të vitit të kaluar në lidhje me kërkesën për testin PCR”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Besoi fuqishëm se krahasimet me regjimin vrastar të Kasapit të Ballkanit nuk e kanë vendin në skenën tonë politike dhe se ato mund t’i bëjnë vetëm të çmendurit dhe imbecilët. Megjithatë, ideologjia e ekstremit të majtë dhe prirjet puro populiste e paskan futur Dimal Bashen në ujëra të tilla. Vendimi i djeshëm i qeverisë me asnjë të vetmen shkronjë nuk e ka ndryshuar vendimin e dhjetorit të vitit të kaluar në lidhje me kërkesën për testin PCR.

Por VV është VV, dhe nga lëkura e tyre nuk mund të dalin,  ndërsa …

Shteti. është Shtet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat