Përplasen profesorët për fotografitë e tubimeve të VV’së

Aktuale

Përplasen profesorët për fotografitë e tubimeve të VV’së

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 21:42
Blerim Latifi dhe Bujar Dugolli

Profesorët Blerim Latifi dhe Bujar Dugolli janë përplasur në Presing lidhur me tubimin e sotëm të VV’së. Partia e Albin Kurtit përmbylli fushatën në Prishtinë derisa ra në sy numri i vogël i të pranishmëve.

Dugolli një gjë të tillë e ka arsyetuar me përhapjen e Covid-19. Por me këtë nuk është pajtuar Latifi. Sipas tij, përpjekja për të pasur shumë qytetarë në tubim ka ekzistuar.

“Kur publikoheshin fotografi ku ishin shumë qytetarë nuk e keni përmendur Covid-19. Po i ndërroni qëndrimet në bazë të politikave ditore”, tha Latifi.

Dugolli mohoi një gjë të tillë.

“Nuk është e vërtetë. Nuk i paskeni dëgjuar ato që kam thënë”, ia ktheu Dugolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat