Kosnett del nga zyret e Vetëvendosjes, nuk deklarohet për media

Aktuale

Kosnett del nga zyret e Vetëvendosjes, nuk deklarohet për media

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 10:04
Ambasadori amerikan Kosnett shkon në selinë e Vetëvendosjes

(E plotësuar 10:46) -Ka përfunduar takimi ndërmjet ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnnet dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ambasadori i SHBA-së pas daljes nga takimi nuk është deklaruar për një prononcim për media.

Një ditë pas zgjedhjeve Kosnett, ka përgëzuar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike duke thënë se Amerika qëndron krah Kosovës.

***

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philipp Kosnett, këtë mëngjes ka shkruar për vizitë në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Media ka kapur momentin derisa Kosnett ka hyrë në zyrat e kësaj partie.

Deri më tani nuk është konfirmuar arsyeja e vizitës, por që kjo mund të lidhet me rezultatin në zgjedhje që ka shënuar ky subjekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat