Kjo është kandidatja më e votuar e LDK-së në Vushtrri

Aktuale

Kjo është kandidatja më e votuar e LDK-së në Vushtrri

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Rrezarta Karasniqi është kandidatja për deputete më e votuara nga dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri.

Krasniqi, që po synon mandatin e tretë në Kuvend, edhe në zgjedhjet e 2019 ishte me e votuara në këtë komunë.

Postimi i saj i plotë: 

Të dashur qytetarë,

Dje Kosova votoi për legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ishte një proces demokratik dhe zgjedhje fer.

Krenare që jam banore e këtij vendi, që dha shembull të demokracisë duke mbajtur pishtarin e asaj se kur flet qytetari, të gjithë duhet të heshtin dhe të pranojnë verdiktin.

Unë, dua t’i falenderoj të gjithë bashkëvendasit e mi që më votuan edhe kësaj radhe, me ç’rast për herë të tretë, u zgjodha kandidatja më e votuar nga dega e LDK-së në Vushtrri. Një përkulje ndaj gjithë atyre që shprehën besimin ndaj meje, duke ua konfirmuar sërish, se premtimet do t’i dërgojë në vend.

Faleminderit strukturave të degës së LDK-së në Vushtrri dhe të gjithë aktivistëve. Në emër timin personal, urime partisë fituese, me shpresën se të gjitha punët do t’i orientojë për të mirën e qytetarëve. LDK-ja nuk do ndalet. Përkundrazi, historia ka treguar se pikërisht kur të tjerët na kanë llogaritur poshtë, atëherë ia kemi filluar ngritjen.
Faleminderit,
Juaja, Rrezarta Krasniqi 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat