Avokati Tomë Gashi ka komentuar zhvillimet në LDK.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se LDK pas përjashtimit të Vjosa Osmanit dhe bashkimit të saj me VV-në, nuk u dëmtua aspak, përpos që humbi 50 për qind të deputetëve, përcjell Bota sot.
Gashi ka ironizuar dhe me dorëheqjen e kryetarit dhe kryesisë së LDK-së, duke thënë se nuk ua ka lënë shenjë, por i ka detyruar që të dorëhiqen.
Postimi i tij i plotë:
Pas përjashtimit nga LDK të Presidentes znj.Vjosa Osmani, dhe bashkimin e saj me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, LDK nuk u ‘dëmtua’ aspak vetëm se u përgjysmua numri i deputetëve, ka 50% më pak deputet.
Ndërsa kryetarit të LDK-së dhe kryesisë as ‘shenjë’ nuk ja u ka lanë, veç i ka detyru me dhanë dorëheqje!