“E dëgjuat gërrnaçin”, Krasniqi tallet me humbësit e zgjedhjeve, ja çfarë thotë

Aktuale

“E dëgjuat gërrnaçin”, Krasniqi tallet me humbësit e zgjedhjeve, ja çfarë thotë

Nga: N.SH Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 16:22
Foto ilustrim “Bota sot”

Analisti politik, Faik Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, e ka komentuar fitoren e Albin Kurtit. Krasniqi në postimin e tij, tallet me humbësit e zgjedhjeve.

Ai pyet se a ‘ju mposhti Albin Kurti, apo mister Bini’? Krasniqi shkruan se, partitë humbëse në këto zgjedhje e dëgjuan “gërrnaçin” dhe pseudoanalistët siç i quan ai.

“Në asnjë vend normal nuk ndodh që një parti ta akuzoj popullin pse nuk i ka votuar. E aq më pak ajo pjesa e simpatizantëve që hedhin baltë mbi ata që nuk kanë votuar njësoj”, shkruan Krasniqi.

Postimi i plotë:

Ju mposhti Albin Kurti, apo mister Bini siç e quanit?

S'ka rëndësi. Ju kam thënë në çdo prononcim që do t'ju mposht. Por e dëgjonit atë pseudoanalist gërrnaçin, edhe shumë si ai.

Është dashur me herët ta pyesni veten se ku gabova, dhe jo të fajësohet populli pse ma ka kthyer shpinën. Në asnjë vend normal nuk ndodh që një parti ta akuzoj popullin pse nuk i ka votuar. E aq më pak ajo pjesa e simpatizantëve që hedhin baltë mbi ata që nuk kanë votuar njësoj. Përkundrazi.

Partia kërkon falje dhe fillojnë me reforma rrënjësore, dhe jo kozmetike siç ndodh tek ne. Po ju them një gjë. Juve më shumë se Albini ju ka mposhtur idiotizmi dhe budallakitë e juaja. Ju ka mposhtur interesi dhe tallja me popullin për më shumë se dy dekada. Për çdo që paguhet fatura. Ndëshkimi është dashur shumë më herët të vije. E njëjta gjë e gjen edhe fituesin e zgjedhjeve nëse vepron si ju!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat