Haradinaj me urim për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, falënderon edhe strukturat e AAK-së

Aktuale

Haradinaj me urim për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, falënderon edhe strukturat e AAK-së

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 19:10
Ramush Haradinaj

​Më 14 shkurt të këtij viti, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Me këtë rast, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë kandidatët për deputetë, aktivistët, diasporën dhe strukturat e kësaj partie.

“Me rastin e përvjetorit të 13-të të Pavarësisë së Kosovës dhe përmbylljes së procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, falënderim të posaçëm për të gjithë kandidatët për deputetë, aktivistët, strukturat e Aleancës dhe diasporën, për punën e tyre të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Urime Dita e Pavarësisë! Lavdi Dëshmorëve të Kombit!”, ka shtuar ai.

Haradinaj, përmes një videoje ka uruar 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke treguar edhe agjendën e tij për vizitat që do t’i bëjë gjatë ditës së nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat