Paçarizi: Letra e Biden drejtuar Osmanit është miqësi e sinqertë dhe e pakusht e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës

Aktuale

Paçarizi: Letra e Biden drejtuar Osmanit është miqësi e sinqertë dhe e pakusht e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës

Nga: A.SH Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 20:00
Vjosa Osmani dhe Joe Biden

Profesori Rrahman Paçarizi ka kometuar letrën e Joe Biden me rastin e Pavarësisië së Kosovës, drejtuar u.d së presidentes Vjosa Osmanit.

Sipas tij, letër më të mirë se kjo, Kosova as që ka mundë me pritë, duke shtuar se kjo është letra e miqësisë së sinqertë dhe të pakusht të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.

Postimi në Facebook:

Leter me te mire se kjo, Kosova as qe ka munde me prite. Letra e presidentit Biden drejtuar ushtrueses se detyres se Presidentit te Kosoves, znj. Osmani eshte letra e miqesise se sinqerte dhe te pakusht te Shteteve te Bashkuara ndaj Kosoves. Letra eshte gjithashtu shprehje e ndjenjes edhe personale te zotit Joseph Biden per Kosoven e me te cilen e lidh kujtimi per te birin Beau Biden.

Te dyja keto momente duhet te lexphen drejt, t'ia veme gishtin kokes dhe ne vend qe te sfidojme, ta shprehim gjithe mirenjohjen tone dhe ta kapim momentin e riparimit te plote dhe forcimit te marredhenieve me mikun me te madh te shqiptareve dhe te Kosoves ne kete pervjetor te pavaresise qe u be e mundur pikerisht fale mbeshtetjea, angazhimit dhe sakrifices amerikane krahas perpjekjeve tona.

Populli i Kosoves nuk duhet ta lejoje askend, per asnje arsye qe ta vere ne dyshim kete miqesi te sinqerte e mbeshtetje te pakushtezuar.

Gezuar pavaresia dhe rikonfirmimi i miqesise Kosove- SHBA!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat