Numërohen votat e rregullta, ja sa deputet ka fituar LVV-ja

Aktuale

Numërohen votat e rregullta, ja sa deputet ka fituar LVV-ja

Nga: N.SH Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 20:11
Albin Kurti

KQZ-ja ka numëruar të gjitha votat e rregullta pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Pas numërimit të këtyre votave, VV-ja ka fituar 56 deputetë, PDK-ja 20, LDK-ja 15 dhe AAK-ja 9.

Këto vende për ulëse në Kuvendin e Kosovës, janë pa numërimin e votave të diasporës.

Me votat e diasporës, pritet që Vetëvendosje t’i merr edhe dy deputetë. Në këto zgjedhje dalja e qytetarëve ishte më e madhja, kurse rezultati i fitores së Lëvizjes Vetëvendosje është më i madhi në historinë e Kosovës së pasluftës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat