Lutfi Haziri për Vjosa Osmanin: LDK-ja gjithmonë e ka derën hapur për njerëzit e saj

Aktuale

Lutfi Haziri për Vjosa Osmanin: LDK-ja gjithmonë e ka derën hapur për njerëzit e saj

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 21:15
Lutfi Haziri për Vjosa Osmani

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se partia e tij gjithmonë e ka derën hapur për Vjosa Osmanin dhe të tjerët që janë larguar për motive politike.

Haziri i pyetur se a e ka Vjosa Osmani derën hapur për t’u kthyer në LDK, Haziri thotë se kjo pyetje më së miri i shkon vetë Osmanit.

Madje ai thotë se LDK’ja gjithmonë e ka derën hapur për njerëzit e saj.

“Kjo pyetje më së miri i shkon Vjosës, LDK’ja gjithmonë është e hapur për njerëzit e saj. Edhe ata që janë urdhëru e kanë lëshu LDK’në për motive politike, edhe ata që ju kanë bashkangjit VV’së për motive politike, edhe më herët ata që e kanë lëshu LDK’në për arsye të caktuara politike, LDK’ja e ka familjen politike, e cila gjithmonë ka qenë e hapur dhe pa asnjë dyshim ne nuk e nohim logjikën e mbylljes së derë dhe përjashtimit. Kjo është e vërteta e madhe”, tha Haziri.

Haziri thotë se ka mundësi që edhe LDK’ja të kandidojë president nga radhët e saja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat