Kurti në 13-vjetorin e pavarësisë: Krenar për trashëgiminë tonë, të ndërgjegjshëm për sfidat që na presin

Aktuale

Kurti në 13-vjetorin e pavarësisë: Krenar për trashëgiminë tonë, të ndërgjegjshëm për sfidat që na presin

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 12:58
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka ururar për përvjetorin e 13-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kurti është shprehur krenar dhe i ndërgjegjshëm për sfidat.

“Krenar për trashëgiminë tonë, të etur për sukses dhe të ndërgjegjshëm për sfidat që na presin, ne festojmë sot 13 vjetorin e Pavarësisë sonë”, ka shkruar Kurti.

Ai tha se do të punojë për t’i nderuar ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

“Ne do të punojmë shumë për të nderuar ata që dhanë gjithçka që të mund të jetojmë të lirë dhe të prosperojmë”, shkroi Kurti në Twitter.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat