Vendvotimi i vetëm në këtë qytet, ku Vjosa Osmani s’mori asnjë votë

Aktuale

Vendvotimi i vetëm në këtë qytet, ku Vjosa Osmani s’mori asnjë votë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 15:12
Vjosa Osmani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme që të publikojë formularët me rezultatet e subjekteve dhe kandidatëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Bazuar në këta formularë, në një vendvotim në Komunën e Suharekës, Vjosa Osmani s’ka marrë asnjë votë.

Bëhet fjalë për vendvotimin në shkollën “Edit Durham” në fshatin Mushtisht.

Ndërkohë, kandiati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka arritur që të marrë 47 vota në këtë vendvotim.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat