Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani së bashku me Albin Kurtin, kanë vizituar vizituam shkollën muze, apo siç njihet Shtëpia/Shkollë e Herticëve.
Osmani përmes një postimi në Facebook, ku edhe publikoi disa fotografi, shprehet se, kjo shtëpi-shkollë është njëra ndër 3200 shtëpitë e lokalet, të cilat gjatë viteve të 90-ta, shërbyen në funksion të arsimit shqip.
“Kjo shtëpi-shkollë, duhet të jetë një muze i mirëfilltë i kujtesës sonë kolektive, i kohës kur arsimi shqip nuk ishte vetëm përpjekje për të mbajtur vazhdimësinë e mësimit, por edhe rezistencë kundrejt diskriminimit e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga regjimi serb”, shkruan Osmani.
Postimi i Vjosa Osmanit:
Sot bashkë me kryeministrin në ardhje, z.Albin Kurti, në përvjetorin e 13-të të pavarësisë së Kosovës vizituam shkollën muze, apo siç njihet Shtëpia/Shkollë e Herticëve. Kjo shtëpi-shkollë është njëra ndër 3200 shtëpitë e lokalet, të cilat gjatë viteve të 90-ta, shërbyen në funksion të arsimit shqip, që ishte shtyllë e rëndësishme e rezistencës sonë. Kjo shtëpi-shkollë, duhet të jetë një muze i mirëfilltë i kujtesës sonë kolektive, i kohës kur arsimi shqip nuk ishte vetëm përpjekje për të mbajtur vazhdimësinë e mësimit, por edhe rezistencë kundrejt diskriminimit e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga regjimi serb. Objektet si ky nuk duhet lënë në këtë gjendje e në harresë, sepse të ardhmen gjithnjë duhet ndërtuar duke e kujtuar rrugëtimin nëpër të cilin kemi kaluar! Respekt për gjithë atë brez mësuesish e nxënësish, të cilët mbajtën gjallë arsimin shqip, krahas idesë së lirisë e të pavarësisë!

