Flasin nga LDK-ja, tregojnë mbi arsyet e humbjes me 14 shkurt

Aktuale

Flasin nga LDK-ja, tregojnë mbi arsyet e humbjes me 14 shkurt

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 10:28
LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, ka folur në lidhje me rezultatin që ka patur LDK-ja në këto zgjedhje.

Ahmeti ka thënë se në këto momente janë duke nxjerrë analizat se pse në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK-ja, mori një rezultat jo shumë të mirë. Ai tutje është shprehur se për momentin nuk i di arsyet kryesore të një humbjeje të tillë, por megjithatë e respektojnë votën e sovranit.

“Nuk mundem për momentin me i nxjerr arsyet se pse kemi ardhur në këtë rezultat. Jemi duke nxjerrë analizat se pse kemi ardhur deri këtu, por megjithatë është verdikti i qytetarëve dhe ne e vlerësojmë”

Ahmeti ka folur edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti.

Ai ka theksuar se me statut parashihet se zgjedhjet të mbahen brenda afatit kohor prej 60 ditësh.

“Me statut të partisë parashihet brenda 60 ditëve nga momenti i dorëheqjes së kryetarit, dhe brenda këtij afati pritet të mbahen” tha shkurt Ahmeti.

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit arriti të dalë e treta duke marrë vetëm 13.18% të votave, një rënie drastike në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019.

Një rënia në këto zgjedhje ka patur edhe Partia Demokratike e Kosovës, duke u renditur në vendin e dytë.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në bashkëpunim me Vjosa Osmanin arriti në zgjedhjet e 14 shkurtit një fitore të madhe, duke marrë mbi 48% të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat