Kaq vota i fitoi në Skënderaj Ganimete Musliu e PDK-së

Aktuale

Kaq vota i fitoi në Skënderaj Ganimete Musliu e PDK-së

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:21
Ganimete Musliu

Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), synon të sigurojë përsëri një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Musliu ka arritur të sigurojë vetëm në Skënderaj 3 mijë e 395 vota.

Musliu pretendon të përfaqësojë PDK-në përsëri në Parlamentin e Kosovës.

Ndryshe, PDK në këto zgjedhje ka arritur të fitojë në Skënderaj 13 mijë e 403 vota.

Ndërkohë që KQZ shumë shpejt pritet të nisë së numëruari edhe votat e diasporës, personave me aftësi të kufizuar si dhe votat me kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat