Vjosa Osmani e vetme merr më shumë vota se LDK-ja në fshatin e Ibrahim Rugovës

Aktuale

Vjosa Osmani e vetme merr më shumë vota se LDK-ja në fshatin e Ibrahim Rugovës

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 14:42
Vjosa Osmani

Të dielën janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në vend.

Lëvizja Vetëvendosje doli fituese e këtyre zgjedhjeve me mbi 47% të votave.

Kjo parti triumfoi edhe në komunën e Istogut, pra në vendlindjen e themeluesit të LDK’së, Ibrahim Rugova.

Vetëm Vjosa Osmani mori më shumë vota se e gjithë LDK’ja në fshatin Cërcë të Istogut.

Për të votuan gjithsej 341 banorë të Cërcës.

Në ndërkohë për Avdullah Hotin që vie nga LDK’ja, kanë votuar 181 banorë të fshatit ku u lind Rugova.

E LDK’ja në total bë këtë fshat mori 293 vota.

Kjo është bërë e ditur nga KQZ’ja pas numërimit të tri vendvotimeve në shkollën “Bajram Curri”, të këtij fshati të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat