Albin Kurti i merr 6 mijë vota në këtë qytet, pa qenë fare në listë

Aktuale

Albin Kurti i merr 6 mijë vota në këtë qytet, pa qenë fare në listë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 18:09
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka dal e para në Rahovec duke mbledhur gjithsej 9,941 vota apo 46,51% të votave.

E Vjosa Osmani, kandidate për presidente nga radhët e VV-së, është momentalisht kandidatja më e votuar në qytetin e Rahovecit.

Ajo ka marrë 6789 vota.

E pas saj renditet lideri i VV-së, Albin Kurti, i cili ka 6393 vota, por pa përfshirë 7 vendvotime, ndonëse ai ishte larguar nga lista e deputetëve.

I treti në Rahovec ka dal Visar Korenica, kandidat për deputet e kryetar i LVV-së në Rahovec.

Ndërkaq Glauk Konjufca është radhitur i katërti me 5058 vota e Arben Vitia e përmbyll top pesëshen me 1609 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat