Alarmohet Serbia/ Eksperti i sigurisë: Pas një lufte të re, nuk do të ekzistoj më Serbia

Aktuale

Alarmohet Serbia/ Eksperti i sigurisë: Pas një lufte të re, nuk do të ekzistoj më Serbia

Nga: Nehat Shaqiri Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 21:55
Ilustrim

Kryeministri dhe ministri serb i mbrojtjes, janë duke vazhduar kërcënimet ndaj Kosovës, edhe pse dihet që nuk mund të arrijë diçka më shumë sesa kërcënime boshe, apo që atyre iu duhen për propaganda në shtetin serb.

Pas këtyre kërcënimeve, Serbia po vazhdon edhe të armatoset fuqishëm, por për një sulm i mundshëm ndaj Kosovës është i pamundur.

Kjo për faktin siguria e Kosovës bëhet nga KFOR-i, ndërsa këtu qëndron edhe baza më e madhe amerikane në rajon.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se, Serbia i ka këto sjellje permanente, që udhëheq politika agresive ndaj shteteve fqinj, e sidomos kur po e kupton që BE ashtu edhe SHBA po kërkojnë që të njihet pavarësia e Kosovës.

Image
Hajrullah Ternava

“Serbia po përdor metoda politike kërcënuese speciale, e në rend të parë po e armatos ushtrinë e saj sidomos me armatim modern nga Rusia dhe me këtë po mundohet me e bind popullin serb se nuk do të pajtohet kurrsesi me Kosovën dhe se nuk e shkëput një pjesë të saj. Një kohë kishte përafrime që do t’i jepet veriu i Kosovës, nga prijësit politik të atyre kohërave, e që tani ata gjinden të burgosur për fatin e Kosovës, sa i përket kësaj çështje po tu vazhdonte me ato politika të Thaçit, Vuçiqit e Ramës, qartë do të ndodhte copëtimi i Kosovës, por kur e kuptoi këtë faktori ndërkombëtar e sidomos shtetet mike të Kosovës, e parandaluan këtë ndodhi. Tani me vazhdimin e këtyre politikave të tilla çfare po i vazhdon Vuçiq, këto janë politika të konsumimit politik, sa për të qëndrua në pushtet, dhe sa për ta bindur popullin serb se ai si nacionalist që është Kosovën nuk do ta lejon të shkëputet nga Kushtetuta serbe, që është parapa si pjesë përbërëse të sajë”, thotë Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, kjo kohë ishte e tillë kur Serbisë iu ngjallën shpresat se u bëren miq me SHBA sa ishte Trump në pushte, por ai tani më nuk është president dhe në krye të SHBA-së tash e kemi Joe Biden, i cili njihet si mik i madh i shqiptarëve dhe Kosovës.

“Sikur u shpreh kështu edhe ai vete këtyre ditëve, prandaj në bazë të gjitha fakteve në favor të Kosovës, sikur marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar nga ana serbe e kapitullimit të Serbisë të pas luftës, e vitit 1999 dhe ankesës së Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) që u vendos në favorin tonë, gjithçka është e kryer mes këtyre dy shteteve, pra neve na duhet që përfaqësuesit tonë në bisedime me serbët, t’iu përmbahen këtyre dy fakteve në ndërmjetësimin e shteteve ndërkombëtare që do të udhëhiqen mes Serbisë dhe Kosovës, dhe me këto fakte dihet qartë se Kosova tani është shtet i Pavarur e sidomos e ka shpallë Pavarësinë e saje me 17.02.2008 e të cilën Pavarësi e kanë njohur mbi 116 shtete te huaja. Serbia e ka të qartë edhe për faktin se kufijtë e Kosovës janë të garantuar nga KFOR dhe NATO, si dhe tani Kosova e ka ushtrinë dhe policinë e sajë dhe ma nuk është në atë gjendjen e viteve të 90 që iu deshtë të vetëmbrohet në mënyra guerile të viteve 1998-99, dhe në atë mënyrë prapë me ndihmën edhe të miqve ndërkombëtar e fitoj luftën dhe tani është shtet i Pavarur”, pohon ai.

Prandaj sipas tij, duke i pasur këto fakte parasysh Serbia, bën politika propaganduese në favor të qëndrimit në pushtete dhe të qeverisjes së shtetit të sajë, me këtë klikë politike serbe që tani e sa kohe janë në pushtet.

“Vuçiq e dinë mirë se edhe Rezoluta e OKB 1244 janë ende në fuçi, dhe faktorit ndërkombëtare nuk i duhen kurrfarë marrëveshje për intervenim të ripërsëritur ndaj Serbisë, dhe ajo e ka të qarte se edhe një lufte me faktorin ndërkombëtar me ata që e provoj forcën e sajë si dhe me një tjetër Kosovë tani që i ka të gjitha institucionet e saja, shumë më të avancuara se në ato vitet që e kishte në okupim Kosovën, atëherë nëse ndodhë prapë një luftë, ndoshta Serbia pas asaj lufte të re, më nuk do të ekzistoj më fare, prandaj ajo edhe në këtë duhet të llogaritë, dhe këto fakte na bindin se këto veprime të Vuçiqit janë vetëm konsum politik të qëndrimit në pushtet në Serbi. Tani qeveria në ardhje e Kosovës duhet ta gjejë metodën por edhe me ndihmën e miqve ndërkombëtar, dhe ta shtrij qeverisjen e sajë edhe në pjesën e veriut në tersi, dhe ti ndërmerr masat e luftimit të krimit që një kohë të gjatë dhe që nga çlirimi, në atë pjesë grupet kriminale kane veprua dhe janë marrë me krime të ndryshme, e sidomos ka pasur edhe kriminelë që si të ndjekur nga Serbia, kanë gjetur strehimin në ato pjesë të komunave dhe në mënyrë permanente e kane zhvillua aktivitetin kriminel të tyre”, pohon eksperti i sigurisë.

Ai shton se si në veri ashtu edhe në tërë territorin e Kosovës, duhet të funksionojnë ligjet e Kosovës, dhe policia e Kosovës, sipas tij, duhet të jetë më aktive në zbatimin e ligjit si në veri ashtu edhe në komunat serbe në Kosovë.

 “Pra duhet të jetësohen ligjet e Kosovës, dhe të vizitohen nga politikanët institucional, dhe gjithkund nëpër ato komuna që ka shkrime në të dy gjuhet dhe shtetësia e Kosovës duhet ti ngjajë një shteti të vërtetë juridik. Vetëm kështu Qeveria e re, do ti arsyetoj ato premtimet që e bindi popullin gjatë fushatës zgjedhore, por edhe do t’iu plotësohen dëshirat e popullit e sidomos ne kompaktësinë e komunave të Kosovës, e jo të ketë ndarje si deri më tani veri e jug. Këto komuna serbe në Kosovë të vizitohen ma shpesh nga funksionarët dhe të kuptohet nga qytetarët e Kosovës se territori i Kosovës është kompakt dhe i pacenueshëm, dhe ligjet e këtij shteti funksionojnë si të vetëm në tërë Kosovën, e jo si deri më tani”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat