​Osmani: Fëmijët janë e ardhmja e vendit, të punojmë fort që e tashmja e tyre të jetë ashtu siç e meritojnë

Aktuale

​Osmani: Fëmijët janë e ardhmja e vendit, të punojmë fort që e tashmja e tyre të jetë ashtu siç e meritojnë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 22:03
Foto nga takimi



​Osmani: Fëmijët janë e ardhmja e vendit, të punojmë fort që e tashmja e tyre të jetë ashtu siç e meritojnë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë, ka pritur një grup fëmijës të moshës 13 vjecare.

Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka thënë se këta fëmijë dhe të gjithë të tjerët në Kosovë janë e ardhmja e këtij vendi, por shtoi se duhet të punojnë fort që e tashmja e tyre të jetë siç e meriton çdo fëmijë.

Ky është statusi i saj i plotë:

Një ditë pas shënimit të përvjetorit të 13-të të pavarësisë së Republikës sonë, vazhdoj të mendoj mbi takimin e realizuar dje me pjesën më të ndritshme e shpresën më të madhe të shoqërisë sonë – me fëmijët e Kosovës sonë.

Nuk ka kënaqësi më të madhe por njëkohësisht edhe përgjegjësi më të madhe se sa përjeton dikush kur gjendet në mesin e fëmijëve. 13 vjeçarët e Republikës sonë 13 vjeçare ishin plot shpresë, plot besim, e plot vizion. Në këtë takim, ata na bënë të kuptojmë që ne vërtetë kemi bërë rrugëtim të gjatë nga 17 shkurti i vitit 2008, por që kemi po aq shumë punë për të bërë që ata të rrinë këtu, te punojnë këtu, të veprojnë këtu.

Ata patjetër që janë e ardhmja e këtij vendi, por ne duhet të punojmë fort që e tashmja e tyre të jetë siç e meriton çdo fëmijë. E gjersa punojmë në këtë drejtim, punën duhet ta bëjmë njëjtë për të gjithë, pa dallim, për fëmijët e qytetit e fëmijët e fshatit, për fëmijët e të gjitha komuniteteve e mbi të gjitha për fëmijët me nevoja të veçanta – e gjersa ky mentalitet nuk e dominon politikbërjen në vendin tonë, as 17 shkurti nuk mund të festohet në lavdi të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat