Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së reagon pas publikimit të dosjeve, ja çka thonë... 

Aktuale

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së reagon pas publikimit të dosjeve, ja çka thonë... 

Nga: BS Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 21:47
Xhemajl Mustafa

Në media janë publikuar dosje të UNMIK-ut, që hedhin dritë mbi vrasjen e anëtarit të LDK-së, Xhemajl Mustafës, Komandant Drinit dhe tentim vrasjen e ish deputetit të LDK-së, Fetah Rudit. 

Sipas këtyre dosjeve, organizatori dhe autorët e vrasjes së Mustafës, Drinit, dhe plagosjes së Rudit janë të njëjtë. 

E menjëherë pas publikimit të këtyre dosjeve, ka reaguar edhe familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.

“Publikimi i dosjes se UNMIK-ut  nga Baton Haxhiu duket të jetë i 'motivuar', porositur. Kjo dosje është stervjeteruar me plot pasaktësi , e ceket, gjysmake dhe nuk përkon me provat në hetimet e avancuara. Është mirë që Batoni të publikoje të gjitha dosjet e UNMIK-ut dhe të mos jetë selektiv në arkiva ka më shumë dosje... ku preken  edhe shefat”, shkruan familja Imeri.

“Që të mos paragjykojmë 'profesionalizmin' tënd gazetaresk (hetues)  karshi protagonistëve të dosjeve, publikoje dosjet tjera të UNMIK-ut  ku të hetuar dalin, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Elmi Reqica, Latif Gashi, Ferat Shala etj, kjo të sjellë më shumë lexues në mediumin tënd të ri”, përfundon reagimin familja e Haki Imerit, përcjellë “Bota sot”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat