Dosjet e publikuara, reagon edhe Fetah Rudi: Ja çfarë thotë për vrasësit dhe organizatorët

Aktuale

Dosjet e publikuara, reagon edhe Fetah Rudi: Ja çfarë thotë për vrasësit dhe organizatorët

Nga: N. H Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 22:17
Fetah Rudi

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, ka reaguar nëpërmjet Facebookut pas publikimit në media të disa dosjeve rreth vrasjes së Xhemajl Mustafës dhe atentatit të kryer ndaj tij.

Rudi deklaron se në media të ndryshme është publikuar një dosje e UNMIK-ut, e në të cilën jepen detaje për vrasjen e Ekrem Rexhës –Drinit, Xhemail Mustafës dhe atentatin ndaj meje, dhe shprehet se organizatori dhe autorët, si dhe armët e përdorura në të tri këto raste janë të njëjtë.

Madje, ish-deputeti i LDK-së tregon se këto detaje nuk janë një risi për të, pasi këto janë vetëm konfirmim i asaj që e ka thënë tash e 20 vite.

Krejt në fund ai thekson se organizatorët dhe vrasësit dihen me emër dhe mbiemër.

Ja shkrimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Siç edhe keni lexuar tanimë, në media të ndryshme është publikuar një dosje e UNMIK-ut, e në të cilën jepen detaje për vrasjen e Ekrem Rexhës –Drinit, Xhemail Mustafës dhe atentatin ndaj meje.

Në bazë të kësaj, organizatori dhe autorët, si dhe armët e përdorura në të tri këto raste janë të njëjtë.

Këto detaje nuk janë një risi për mua, këto janë vetëm konfirmim i asaj që e kam thënë tash e 20 vite. Unë atëherë, tash e gjithmonë do ta them vetëm të vërtetën.

Është mëkat qe tash e 20 vite, drejtësia ndërkombëtare dhe ajo vendore, i dine me detaje organizatorët e vrasësit të cilën bën vrasjet politike në Kosovë, dhe nuk ndërmorën asnjë hap për zbardhjen e tyre.

Edhe pse organet vendore i kanë ditë gjitha këto, ato jo që morën diçka për t’i zbuluar e arrestuar, por ata i veshin me petkun e institucioneve.

Unë çdo herë kam qenë i gatshëm për bashkëpunim me drejtësinë, si atë ndërkombëtare edhe atë vendore, në mënyrë që atentati ndaj meje, dhe vrasjet tjera politike të zbulohen dhe autorët të marrin dënimin e merituar.

Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar. Shteti i Kosovës ka dështuar.

Tash shpresa e vetme për zbardhjen e vrasjeve politike është Gjykata Speciale, e cila shpresoj dhe besoj që do ta bëj një gjë të tillë.

Edhe njëherë, kjo dosje është konfirmim i asaj që kam thëne tash e 20 vite, organizatorët dhe vrasësit dihen me emër dhe mbiemër.

I juaji, Fetah Rudi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat