Policia jep detajet për djegien e veturës së deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci

Aktuale

Policia jep detajet për djegien e veturës së deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci

Nga: D.RR Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 19:42) - Sot rreth orës 19:00 i është djegur vetura deputetit të Kosovës, Mefail Bajqinovci.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Ai shton se zjarrëfiksit kanë dalur në vendngjarje dhe se tani Policia po vepron për zbardhjene  rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.​”, ka deklaruar Borovci

***

Vetura e ish-deputetit dhe kandidatit për deputet nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci është kapluar nga flakët.

Bota sot mëson se rasti ka ndodhur në Prishtinë, tek lagjja “Arbëria”.

Siç mësohet, vetura është e tipit Jeep.

Rreth këtij rasti, Bota sot do të ju mbaj të informuar me rastin.

Ja pamjet:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat