Rinumërohen 161 vendvotime, aprovohen 39 mijë vota nga diaspora

Aktuale

Rinumërohen 161 vendvotime, aprovohen 39 mijë vota nga diaspora

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 15:24
Valmir Elezi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore me qëllim të përmbylljes së procesit zgjedhor.

Në një konferencë nga QNR-ja, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se me qëllim që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të shpallë sa më shpejt rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët, ka shtuar kapacitetet e numërimit në QNR, e po ashtu, edhe kapacitetet e shërbimit votues që po bën vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës.

Deri më tani janë rinumëruar rreth 33% e vendvotimeve apo 161 nga 494 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Arsyet tashmë janë bërë të ditura, por rikujton se kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime).

Po ashtu, në këtë qendër, shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

Sipas të dhënave më të fundit janë hapur 31 mijë e 164 pako të supozuara me fletëvotime, prej nga kemi të aprovuara 35 mijë e 834 zarfe me fletëvotime dhe 14 mijë e 200 zarfe të refuzuara.

Arsyet e mosaprovimit të tyre janë të ndryshme dhe si në vijim:

6 mijë e 309 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës;

4 mijë e 521 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore;

991 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë;

1 mijë e 808 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor);

571 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat