Osmani për votat e komunitetit serb në Kosovë: Kemi ndërhyrje të drejtpërdrejt të shtetit serb

Aktuale

Osmani për votat e komunitetit serb në Kosovë: Kemi ndërhyrje të drejtpërdrejt të shtetit serb

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 22:42
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, tha se ajo çfarë ka ndodhur me votat e komunitetit serb në Kosovë, të cilat kanë shkuar për një parti të caktuar boshnjake, është një ndërhyrje nga shteti i Serbisë në procesin zgjedhor që u mbajtën më 14 shkurt.

“Kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë e Vuçiqit, pra është ndërhyrje e një shteti, pra shtetit serb në një proces elektoral të një shteti tjetër, në këtë rast të Republikës së Kosovës, gjë që ndalohet edhe me drejtën ndërkombëtare”, tha Osmani në “Kallxo Pernime”.

Lidhur me këtë, Osmani thotë se i ka njoftuar edhe ndërkombëtarët.

“Unë e kam shprehur këtë shqetësim në kontaktet e mia me Uashingtonin, Berlinin e Brukselin, por edhe me kryeqytetet tjera, sepse kjo shkon përtej zhvillimeve tona të brendshme dhe tregon për një qasje destabilizuese të Serbisë në rajonin tonë”, tha ajo.

Ndërsa thotë se ndërkombëtarët ende nuk kanë reaguar për shkak të moscertifikimit të zgjedhjeve nga KQZ’ja.

“Sa jam informuar unë, komunitetet do të paraqesin ankesa sepse u është shkelur e drejta e tyre. Kjo duhet të ndodhë kur të certifikohen rezultatet. I kam njoftuar miqtë tanë ndërkombëtarë për votat e komunitetit serb që shkuan për partitë boshnjake, unë besoj se ata do të reagojnë pasi të certifikohen rezultatet”, deklaroi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat