‘Trondit’ ish-agjenti i SHIK-ut: Ja akuzat për tradhti që e presin Hashim Thaçin në Kosovë

Aktuale

‘Trondit’ ish-agjenti i SHIK-ut: Ja akuzat për tradhti që e presin Hashim Thaçin në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 12:21
Hashim Thaçi

Ish-eprori i lart i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, ish-presidenti Hashim Thaçi, mund të lirohet nga akuzat e Gjykatës Speciale, por në Kosovë do ta pret një proces për tradhti ndaj vendit.

Miftari në një postim në Facebook, thotë se, Thaçi nuk mund t’i ik përgjegjësisë dhe fajësisë për pastrin etnik të shqiptarëve në veri të Mitrovicës.

Miftari shkruan se qëllimi i Thaçit ishte që me insistim të Stanishiqit të krijohen kushte që Serbisë t’i jepet veriu i Kosovës.

Postimi i plotë:

Akti i DGSE-UDB dhe SHIK-ut i datës 2 shkurt 2000 Mitrovicë

Shumë lehtë ndodh pas disa viteve Hashim Thaçi lirohen nga akuzat e Gjykatës Speciale në Hagë, por në Kosovë herët a vonë do ta pret një proces shumë më i rënd dhe i papërshtatshëm H. Th mbi tradhtinë ndaj vendit!

Në asnjë variant të shpjegimit Hashim Thaçi nuk mundet të i ik përgjegjësisë dhe fajësisë për këtë masakër dhe pastrim etnik kundër shqiptarëve në veriun e Mitrovicës, që në koordinim të plot me DGSE shërbimin sekret ushtarak francez dhe UDB shërbimin sekret Serb kanë planifikuar dhe kanë bashkëvepruar bashkë për ta lan veriun e Kosovës pa shqiptar.

Qëllimi final pas regrutimit të Hashim Thaçit edhe nga DGSE shërbimi sekret Francez me insistim të Ivica Stanishiqit shefit të UDB Serbe përgatitja e planifikuar nga 1999 të krijohen kushtet që Serbisë ti jepet veriu i Kosovës

Hashim këto viktima të shqiptarëve të vrarë, dhjetëra mijëra të ndjekur të rrahur dhe të plagosur e torturuar kanë me të ndjekë deri në varr!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat