Ish-asamblisti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Sadri Ramabaja ka drejtuar gishtin tek shërbimet e huaja rreth vrasjes së Qerim Kelmendit. Këto deklarata ai i dha me rastin e njëvjetorit të vrasjes së ish-pjesëtarit të UÇK-së.
Sipas tij, skenari për vrasjen e Kelmendit ishte i njëjtë sikurse ndaj Ilir Konushevcit.
“As Ilir nuk është vrarë nga plumbat e Serbisë. Por shërbimi sekret serb mund të ishte skenaristi i këtyre vrasjeve. Do të hidhet dritë mbi atë vepër që bën para një viti.
Por ngjashëm, sikurse u vra Ilir Konushevci edhe Qerim Kelmendi kishte mbi shpinën e tij një gamë të gjerë të shërbimeve të huaja”, ka deklaruar ai.