Të dhënat e fundit nga numërimi i votave me kusht, VV merr mbi 51%

Aktuale

Të dhënat e fundit nga numërimi i votave me kusht, VV merr mbi 51%

Më: 1 mars 2021 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

(E plotësuar 20:31) - Lëvizja Vetëvendosje, deri më tani, nga 16,321 vota të numëruara me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara, ka marrë 8,461 vota ose 51.8 për qind të tyre.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Image

Vetëvendosja, me numër të votave me kusht, pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me 2,776 vota, teksa LDK’ja ka marrë 1,769 vota.

Ndërkaq, AAK ka 1,445 të votave me kusht. Nisma Socialdemokrate, deri më tani ka 400 vota.

Nga KQZ’ja kanë bërë me dije se hanë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta.

***

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Deri në orën 17:15 minuta janë numëruar 16,321 vota nga rreth 30 mijë vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara sa janë gjithsejtë.

Nga këto vota të numëruara rezultati është si në vijim:

LVV – 8461 vota

PDK – 2776 vota

LDK – 1769 vota

AAK – 1445 vota

NISMA – 400 vota

Pjesa tjetër e votave iu takon partive tjera.

Pas numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta do të fillojë numërimi i votave nga diaspora.

***

 Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në një konferencë për media tha se tashmë janë numëruar gjysma e këtyre votave

“Sipas të dhënave janë rreth 32 mijë fletëvotime të konfirmuara me kusht dhe të personave me nevojë ta veçanta, të cilat janë duke u numëruar. Deri tani janë numëruar gjysma e tyre”, deklaroi ai.

Elezi bëri të ditur se pasi të përfundon numërimi i këtyre votave do të fillojnë me numërimin e votave nga diaspora.

“Pasi të numërohen votat me kusht, do të fillojë numërimi i votave nga diaspora. KQZ ka aprovuar 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime dhe janë refuzuar 22 mijë e 569 zarfe”, deklaroi ai.

Zëdhënësi i KQZ-së, tha arsyet pse janë refuzuar këto fletëvotime janë nga më të ndryshme. 

***

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta.

KQZ ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 tash janë numëruar 13.570 vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 6.747 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 2.373 vota.

E treta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 1.473 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1.301 vota.

Gjithsej, janë 31.500 me kusht dhe 2800 vota të personave me aftësi të kufizuara.
Në orën 17:00 KQZ do të mbajë konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit të numërimit të këtyre votave ku do të bëhen të ditura edhe rezultatet e reja.

***

(14:30) - Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve deri më tani janë numëruar 10 mijë e 353 vota me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta.

Prej votave të numëruara prin Lëvizja Vetëvendosje me 4 mijë e 977 vota, e dyta me radhë është Partia Demokratike e Kosovës me 1 mijë e 838 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 1 mijë e 130, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1 mijë e 69 vota.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është duke u bërë numërimi i votave me kusht dhe votive të personave me nevoja të veçanta.

Gjatë ditës së sotme në orën 17:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të mbajë konferencë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi për të dhënë informacione lidhur me progresin në procesin e numërimit të votave me kusht dhe aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër.

***

(12:16) - Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vijuar numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara.

Deri në ora 12:00 janë numëruar 8135 vota nga 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta në total.

Prej votave të numëruara, 3775 prej tyre i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa 1526 Partisë Demokratike të Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 853 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 865 vota.

Pjesa tjetër e votave është shpërndarë në subjektet e tjera politike.

Në lidhje me procesin e numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, më vonë gjatë ditës pritet edhe një konferencë nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, të cilat janë vendosur në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet e dyfishta, por edhe në adresa të ndryshme jashtë vendvotimeve.

Afro 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme dhe që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Nga numërimi që u bë mbrëmë, Lëvizja Vetëvendosje prin sa i përket shumicës së votave, për dallim nga partitë e tjera politike.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 2230 vota, Partia Demokratike e Kosovës 1134 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 695 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 491 vota, Nisma Socialdemokrate 172 vota.

Duhet përkujtuar që pas përfundimit të këtyre votave do të numërohen edhe fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë Kosova nga 2 deri më 12 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat