Axha i Albin Kurtit: Ai gjithmonë ia ka arritur qëllimit dhe në fund ka dalë drejt

Aktuale

Axha i Albin Kurtit: Ai gjithmonë ia ka arritur qëllimit dhe në fund ka dalë drejt

Më: 1 mars 2021 Në ora: 21:55
Hamza Kurti

“Ka qenë fëmijë i shkathët, nxënës i mirë, ka qenë i dalluar. Në matematikë ka qenë shembullor. Matematikën e ka njohur shumë mirë”, këto janë fjalët e para të Hamëz Kurtit, për nipin e tij, Albin Kurti.

Në një intervistë, Hamza ka folur për virtytet e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje që nga në fëmijëria, për vizitat në Subokinë – fshatit prej nga rrjedh familja Kurti, por pak edhe për veprimtarinë politike të tij.

“Këtu tek ne ka ardhur në pushime, më së tepërmi verore, dimërore rrallë. I ka sjell vëllai. Kanë ardhur në pushime me nanën, vëllezërit. Janë kohëra të gjata në vitet ’80, ’83, ’84, ‘85, kur ka qenë 10-12 vjec. Mandej kur ka shkuar student në Prishtinë e ka marrë kahjen që e dini, nëpër protesta me shoqëri”, është shprehur Hamza Kurti.

“Ai ka qenë i përpiktë, ka pasë një princip: nëse e ka pa se është në të drejtë dhe është konsultuar me njerëz pak më me përvojë, edhe nëse i ka kundërshtuar dikush nuk është tërhequr prapa, e ka bërë të vetën dhe ia ka arrit qëllimit dhe në fund ka dalë i drejtë. Edhe ata që kanë qenë kundër tij ia kanë pranuar se ka qenë i drejtë”.

Ai shprehet se Albin Kurti ka qenë kërkues qysh në fëmijëri, derisa thekson se liderizimin e tij e ka shprehur që atëherë.

“Si fëmijë lider… ka bashkëpunuar me shokë, ka dhënë propozime. Kurrë nuk ka thënë “o kështu, o s’ka”, por ka marrë mendime të shoqërisë dhe i ka shqyrtuar ato dhe ia kanë arritur qëllimit së bashku”.

Në Sukobinë, aty ku i ka lindur i ati, Albin Kurti, bën vizita, paçka se të rralla, ato janë vetëm në raste shumë të veçanta.

“Albini në kohët e fundit veç ndonjë rast të shyqyrit, siç themi ne, ka ardhur këtu. Ka qenë para një viti e gjysmë – dy kur e kemi pasë gazmendin familjar, kur e kam martuar vajzën. Ka qëndruar një natë dhe është dashtë të kthehet sepse ka qenë i zënë me punë”.

“Është i afërt. Ndonjëherë kur bisedojmë, rrallë, nuk lë pa i përmendur jo veç familjarët por edhe shokët që ka luajtur këtu me ta, që ka qëndruar me ta dhe ka bashkëpunuar. Këtu kanë luajtur futboll. Ka pasë rast që 10 vjet 15 s’i ka takuar shokët dhe i ka mbajtur mend. Memorien e ka të zhvilluar”.

“Askënd nuk e harron as shokët as të vetët. Ai nuk e harron askënd. Albini është tip që nuk është i vetvetes, është i tjetër kujt dhe është sakrificë për dikë tjetër, jo për vete”.

Lidhur me rezultatin në zgjedhje dhe ato që priten prej Albin Kurtit në qeverisje, Hamëz Kurti, nuk parapëlqen të flasë shumë.

“Çfarë pres unë nuk është e rëndësishme, është me rëndësi çfarë pret populli i Kosovës dhe ata do ta vlerësojnë Albnin a ka me i plotësuar kushtet për të cilat vet ka thënë. Populli i Kosovës do ta vlerësojë. Ata e njohin më së miri. Ai është rrit atje në frymë të Prishtinës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat