E plotësuar (13:35): Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Haradinaj përmes një postimi në Facebok ka thënë se ka ripërsëritur qëndrimin për dialogun Kosovë- Serbi.
“Prita sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, z. Miroslav Lajčak.
Ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Prita sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, z. Miroslav Lajčak.
Ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Bashkërisht vlerësuam zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë dhe theksuam nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, në afat sa më të shpejt.
Z. Lajčak e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit
***
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka takuar sot edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Mediat u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Ndërsa pas saj nuk pati as prononcime për media.
Gjatë ditës, Lajçak takoi krerët institucionalë dhe politikë të vendit në ditën e tij të dytë të vizitës në Republikën e Kosovës.