Lutfi Haziri tregon emrin që e dëshiron për kryetar, ja ku gaboi LDK me Vjosa Osmanin

Aktuale

Lutfi Haziri tregon emrin që e dëshiron për kryetar, ja ku gaboi LDK me Vjosa Osmanin

Nga: P.R Më: 2 mars 2021 Në ora: 21:57
Lutfi Haziri

Ish-nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri  në “ Kastra A Show” ka thënë që do të ishte shumë i lumtur nëse do të kandidonte për kryetar të ri të LDK-së, bashkëpartiaku i tij Kujtim Shala.

Haziri tha se Shala do të plotësonte shumë kërkesa dhe pritje.

“Do të doja dhe do të isha shumë i lumtur që zotri Shala të jetë kandidat për kryetar të ri të LDK-së pasi plotëson shumë kërkesa dhe pritje. Po presim nga ai që të na thotë fjalën dhe të deklarohet.

LDK ka shumë emra, por ka shumë pak kandidaturë, por ka shumë emra që mund të jenë kandidatë dhe të zgjedhur, por deri sot ka shumë pak konfirmime”, tha ai.

Haziri edhe njëherë e ceku se mendon që ka vepruar gabimisht kryesia e LDK-së duke e përjashtuar Vjosa Osmanin nga partia.

““Po, e kam thënë me kohë ( se e vlerësoj gabim sjellën e kryesisë në raport me Vjosa Osmanin)”, tha ai.

Jo nuk kemi filluar ende ndonjë komunikim për rikthimin e Vjosa Osmanit, pasi po presim përzgjedhjen e kryetarit të ri”, tha ai.

Ndryshe më 14 mars pritet të mbahet Kuvendi zgjedhor i LDK-së për zgjedhjet e kryetarit të ri, pas dorëheqjes së Mustafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat