Hoxhaj në Prekaz: Më 5 mars 1998 fitoi Kosova ndaj Serbisë, Prekazi është epiqendra e lirisë

Aktuale

Hoxhaj në Prekaz: Më 5 mars 1998 fitoi Kosova ndaj Serbisë, Prekazi është epiqendra e lirisë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:05
Homazhet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë dhe bashkëpunëtorët, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari, në 23 vjetorin e "Epopesë së UÇK-së".

 Hoxhaj pas homazheve tha se më 5 mars të vitit 1998 me flijimin e familjes Jashari fitoi guximi mbi frikën, liria mbi okupimin dhe Kosova ndaj Serbisë, prandaj, Prekazi vendi ku pushon trupi i Adem Jasharit është epiqendra e lirisë, të cilën e gëzojmë sot si shtet sovran dhe i pavarur.

 "Me 5, 6 dhe 7 mars të atij viti u flijua Familja Jashari për t'u ngritur në këmbë e tërë Kosova dhe i tërë populli shqiptar kudo. Flijimi dhe dashuria për atdheun tashmë e ka një maje, e ka një zenit, e ka një matës, ajo quhet familja Jashari nga Prekazi dhe nuk ka ngjarje, e cila mund ta tejkalojë këtë ngjarje historike të popullit shqiptar.", tha ai. 

Hoxhaj në emër të presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli ka vendosur lule te varret e familjes Jashari. 

"Gjykimi i tyre në Hagë është një tregues se sakrifica për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ende nuk ka përfunduar. Por, ata edhe kësaj radhe do ta mbrojnë lirinë dhe pavarësinë tonë, duke u rikthyer sërish për të vendosur edhe fizikisht lule mbi varret e familjes Jashari.", theksoi Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat