Propozimi interesant i Ehat Miftaraj, për masat anti-Covid që duhet të marrë Qeveria

Aktuale

Propozimi interesant i Ehat Miftaraj, për masat anti-Covid që duhet të marrë Qeveria

Nga: G.B Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:26
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD, ka dhënë një propozim interesant lidhur me masat anti-Covid që duhet t’i marrë qeveria.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se duhet parandaluar vala e re e Covid dhe masa duhet të jenë vetëm ndaj liderëve të partive politike dhe përfaqësuesve të lartë të institucione shtetërore, përcjell Bota sot.

Miftaraj ka thënë se se ata duhet të izolohen për së paku 6 muaj në shtëpitë e tyre dhe mos të kenë të drejtë të dalin në publik për ta përhapur virusin dhe e njëjta duhet të vlejë edhe për Naser Ramadanin dhe Valbon Krasniqin.

Ndërsa, ai ka thënë se populli, bizneset e shkollat duhet t’i lënë rehat.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria urgjent duhet të marrë masa për të parandaluar valën e re të COVID-19!

Masat duhet të jenë efektive, adekuate dhe të zbatueshme vetëm ndaj liderëve të partive politike dhe përfaqësuesve të lartë të institucione shtetërore.

Psh. Një ndër masat duhet të jetë që të njëjtit të izolohen për së paku 6 muaj në shtëpitë e tyre dhe mos të kenë të drejtë të dalin në publik për ta përhapur virusin. E njëjta duhet të vlejë edhe për Naser Ramadanin dhe Valbon Krasniqin.

Popullin, bizneset, shkollat t’i lënë rahat me hallet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat