Lumir Abdixhiku do të jetë kandidat për kryetar të ri të LDK-së.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ai nëpërmjet facebooku-t.
Media nga burime të sigurta mëson se ka pasur një takim mes Kujtim Shalës dhe Lumir Abdixhikut sot pasdite, saktësisht rreth orës 16:00.
Është pikërisht Kujtim Shala njëri ndër emrat më të lakuar për kryetar të LDK-së, pa anashkaluar Abdixhikun e Hazirin.
Shala sipas informacioneve nuk ka shfaqur interesin maksimal për këtë pozitë, e as që e ka konfirmuar kandidaturën për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.