Pozhari thotë se LDK nuk do të fitojë zgjedhje në 10 vitet e ardhshme

Aktuale

Pozhari thotë se LDK nuk do të fitojë zgjedhje në 10 vitet e ardhshme

Më: 8 mars 2021 Në ora: 21:35
Xhevdet Pozhari

Gazetari Xhevdet Pozhari ka thënë në emisionin Pressing në T7 se çfarëdo që të ndodhë në Kuvendin Zgjedhor të 14 marsit në LDK, riparimi i dëmeve do të kërkojë kohë.

Pozhari argumenton se për të rikthyer partinë nga rezultati më i keq në histori, duhet që të ndodhë një ndërrim i gjeneratave që të shohin përsëri i shpresë këtë subjekt.

Ai thotë se nuk pret që të ketë tensione në këtë Kuvend, në krahasim me kuvendet e kaluara zgjedhore.

“Ka pasur elektrizime të natyrave të ndryshe. Përtej emrave të përveçëm, kushdo që të zgjidhet do të jetë i njohur me gabimet e mëparshme. Isa Mustafa ka krijuar dëme që do të ngelin për një rrjedhë të caktuar kohore. Nuk mendoj se brenda 10 viteve mund të fitohen zgjedhjet nga LDK. Vetëm kur të vije një gjeneratë e re që harron grupet e interesit që janë krijuar gjatë kësaj kohe dhe dëmet e saj. Lumiri, përkundër që është kuadër, do të duhet të jetë i gatshëm të bëjë mobilizim për zgjedhjet lokale që pritet të vijnë. Këtu hyn në lojë Lutfi Haziri. Ai ka përvojë dhe mund të jetë më i shpejtë në këtë sektor. Vendimet e Hazirit kanë ditur të jenë kontradiktore edhe me vendimet e partisë, por nuk u dënua sikur Vjosa Osmani. Shumë cka në të ardhmen e LDK’së do të ndërlidhet ngushtë edhe me fatin e Vjosa  Osmani.”, ka thënë Pozhari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat