Anton Berisha i LDK-së: Papërgjegjësi e të gjithë atyre që e kanë emëruar Meliza Haradinajn kryediplomate

Aktuale

Anton Berisha i LDK-së: Papërgjegjësi e të gjithë atyre që e kanë emëruar Meliza Haradinajn kryediplomate

Më: 10 mars 2021 Në ora: 18:15
Anton Berisha

Anton Berisha nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se janë skandal raportimet se ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj-Stublla ka vjedhur vota.

Berisha i cili ka shërbyer më herët edhe si zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ka thënë që një gjë e tillë nuk është dashur të ndodh.

Sipas tij, pas presidencës dhe kryeministrisë, diplomacia është pasqyra e tretë e Kosovës para botës.

“Procesi i tillë i vjedhjes së votave që po përsëritet në çdo zgjedhje është një defekt i brendshëm. Kur ajo prek ministrin e Jashtëm që është figura e tretë pas presidentit dhe kryeministri e jona në raport me botën, pasojat janë shumë më të mëdha sesa për një kandidatë tjetër që nuk është i kyçur. Ajo bëhet lajm ndërkombëtar”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, familjarët e çdo kandidati mund të reklamojnë të njëjtit, por jo të ushtrojnë ndikim për përfitimin e votave për ta.

“Mua nuk po më intereson involvimi i saj personal. Në një familje normale në një proces zgjedhor është dukshme e pamundur që mos me pas konsultime. Zyrtari ia bën me dije familje që është në proces zgjedhor dhe familja me mirëkuptim mund të reklamojnë ose të shfaqin në shoqëri një mendim por nuk mund të përdorin asnjë formë tjetër”, ka thënë më tutje ai.

Më tutje ai tha se emërimi i Haradinajt në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme ishte papërgjegjësi e atyre që e vunë në këtë pozitë.

“Njerëzit janë të kompleksuar dhe bota e tyre është e vogël dhe formimi i tyre është në shpërputhje me atë. Edhe emërimi i saj në diplomaci pa asnjë përvojë personale ka qenë papërgjegjësi e të gjithë atyre që e kanë emëruar. Është tjetër kur e ki përvojën personale me takime e tjetër nëse je këshilltar diplomatik”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat