Kërkoi rinumërim të votave, Haradinajt i vjen reagimi nga Miftaraj: Nuk është fontanë dëshirash!

Aktuale

Kërkoi rinumërim të votave, Haradinajt i vjen reagimi nga Miftaraj: Nuk është fontanë dëshirash!

Nga: A.Morina Më: 11 mars 2021 Në ora: 12:56
Ramush Haradinaj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ku ky i fundit, kërkoi rinumërim të plotë të votave, pas skandaleve me manipulim dhe shitje të tyre.

Miftaraj tha se rinumërimi nuk është fontanë dëshirash, por procedurë.

“Vetëm pse dikujt i teket pas konsumimit të një xhygym çaji me i rinumëru votat nuk do të thotë se është legjitime dhe e drejtë”, shkroi Miftaraj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Rinumërimi i votave në tërë territorin e Kosovës nuk është fontanë dëshirash, por procedurë!

Vetëm pse dikujt i teket pas konsumimit të një xhygym çaji me i rinumëru votat nuk do të thotë se është legjitime dhe e drejtë.

Procesi i ankimimit është në Gjykatë Supreme dhe ajo e vlerëson çdo ankesë veç e veç. Durim dhe respektim i autoritetit të Gjykatës Supreme deri nesër dhe ruajtje e integritetit të procesit zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat