Kosova i vetmi vend në Evropë pa vaksinën anti-COVID, arsyetohen Hoti dhe Zemaj

Aktuale

Kosova i vetmi vend në Evropë pa vaksinën anti-COVID, arsyetohen Hoti dhe Zemaj

Më: 12 mars 2021 Në ora: 08:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 11:31) - Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar sot se brenda disa javësh do të arrijnë vaksinat e para në Kosovë, teksa për faktin se Kosova ende nuk ka vaksina të tilla është shfajësuar duke thënë se kanë dashur të pranojnë vetëm vaksina të certifikuara.

Këto komente Hoti i bëri në mbledhjen e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19, ku tha se si qeveri ia kanë dal që me sukses të menaxhojnë me pandeminë.

Ai ka lavdëruar komitetin për punën e mirë që sipas tij, ky komunitet ka bërë për menaxhimin e pandemisë.

Hoti: Vaksina vjen për disa javë

“Për disa javë presim arritjen e vaksinave dhe do të fillojmë vaksinimin masiv bazuar në strategjinë e imunizimit që tash është përgatitur. Informatat që mora dje nga ministri dhe drejtori i instituti janë inkurajuese, duke bërë të mundur që të identifikojmë njerëzit përmes platformës elektronike, duke caktuar saktë orën dhe datën kur do të vaksinohen”, tha ai.

Kryeministri në detyrë shtoi se me një menaxhim të mirë të pandemisë, kanë arritur që t’u dalin në ndihmë të gjithë atyre që kanë pasur nevojë, duke përfshirë mijëra qytetarë dhe mijëra biznese.

Hoti: Ia kemi dal të menaxhojmë me pandeminë

“Them me kënaqësi që ia kemi dal në masë të madhe. Dëshiroj të falënderoj stafin mjekësor për angazhimin që kanë pasur gjatë kësaj periudhe, pa asnjë ditë pushim dhe duke u përballë çdo ditë me rrezikun e infektimit të tyre. Janë organizuar klinikat, spitalet, në të njëjtën kohë duke u munduar të mos mbesim mbrapa... Në fillim masat kanë qenë shumë më restriktive, por më vonë kemi mbërri që bashkë me komitetin dhe ekspertizën vendore dhe ndërkombëtare t’i standardizojmë këto masa dhe siç e dini kemi shkuar tek kategorizimi i komunave, një qasje që pastaj është përhapur edhe në vendet tjera. Sot testohen 3 mijë veta brenda ditës dhe askush nuk mbetet pa u testuar pavarësisht kostos së madhe... Kemi marrë shumë kritika nga oponentët tonë gjatë kësaj periudhe në veçanti për furnizimin me oksigjen, nga njerëz që në jetën e tyre nuk kanë dhënë asnjë kontribut në shoqëri, përveçse kanë kritikuar”, tha ai.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se ministria që ai e drejton ka bërë të gjitha përgatitjet për vaksinimin e qytetarëve.

Gjatë takimit të komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19, ai tha se janë angazhuar maksimalisht në luftën kundër virusit, duke u bërë shembull për menaxhimin e pandemisë.

Zemaj: Derisa nuk jemi pjesë e OBSh ne nuk jemi fajtor që nuk arrin vaksina tek ne

“Qeveria e Kosovës për vitin 2021 ka paraparë 40 milionë euro për vaksinat dhe nevoja të tjera lidhur me Covid-19, duke shtuar edhe 10 milionë tjera nga pjesa e rimëkëmbjes, të cilat do të jepen falas për qytetarët tanë... Kemi qenë dhe mbetemi shembull i menaxhimit të pandemisë, të parët kemi lejuar barërat klinik apo edhe përdorimin e plazmës që po shpëton shumë jetë. Por, përderisa nuk jemi pjesë e OBSH-së, as e BE-së ne nuk jemi fajtorë që partnerët për furnizim me vaksina nuk arrijnë të realizojnë zotimet e veta, andaj përpjekjet tona nuk janë ndalur asnjëherë”, tha Zemaj.

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani tha se janë të gatshëm të fillojnë me vaksinimin sapo këto të fundit të arrijnë në vend, teksa dha të dhëna për numrin e të infektuarve deri më sot.

Sipas tij, institucionet e vendit duhet të vazhdojnë të jenë të angazhuara për ruajtjen e sistemit shëndetësor nga kolapsi dhe të shpëtojnë jetë.

Ramadani: Të vazhdojmë të ruajmë sistemin shëndetësor nga kolapsi

“Me Sars-COV-2 deri më sot janë diagnostikuar 75 mijë e 380 raste ose 21.8 përqind e mostrave të testuara kanë dalë pozitive. Deri më 11 mars 2021, 63 mijë e 380 raste ose 84.1 përqind e të infektuarve janë shëruar tashmë, ndërsa aktualisht janë 10 mijë e 318 raste aktive apo 13.7 përqind të rasteve totale. Në dy javët e fundit, deri më 10 mars janë raportuar 7 mijë e 334 raste pozitive me 94 raste fatale me mortalitet 1.28 përqind... Ne duhet të vazhdojmë të ruajmë sistemin shëndetësor nga kolapsi dhe të shpëtojmë jetë”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani, tha se momentalisht situata me pandeminë është e menaxhueshme.

Ai bëri të ditur se në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 632 pacientë të shtrirë si rezultat i infektimit me virusin Covid-19.

Drejtori i Policisë të Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se si polici kanë arritur t'i përshtaten kushteve të punës dhe të japin kontributin e tyre në menaxhimin e pandemisë.

Ai tha se deri më sot 16 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë humbur jetën për shkak të virusit Covid-19.

Nesër më 13 mars, bëhen 1 vit nga konfirmimi i dy rasteve të para të kofirmuara me COVID-19 në Kosovë./

Takimi i Komitetit për gjendjen me Covid, Hoti dhe Zemaj tregojnë kur vijnë vaksinat në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se kritikat që i janë drejtuar Qeverisë në detyrë rreth mos-sigurimit të vaksinës anti-covid, janë të pabazuara. Ai tha se nuk kanë dashur të sjellin në Kosovë vaksina të paçertifikuara që vinë nga vendet e Lindjes. Në takimin me kryetarët e komunave të Kosovës, Hoti shtoi se së shpejti do të arrijnë vaksinat në Kosovë dhe do të fillojë imunizimi i grup moshave të caktuara.

Kryeministri në detyrë ka mbajtur takim virtual me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës, ku tha se është rregulluar furnizimi me oksigjen në spitale dhe klinika, duke shtuar se janë shumëfishuar testimet.

Hoti: Nuk kemi siguruar vaksina vetëm për imazh publik

“Ministri ka punuar që sa kohë në sigurimin e vaksinës për të cilën kemi pasur pak kritika publike krejtësisht të pabazuara sepse ajo që ka ndodhur në regjion është vaksina që kanë ardh nga vendet e Lindjes, pa u përmend fare emrin, që nuk janë të certifikuara dhe nuk i kanë kryer të gjitha protokollet e nevojshme, ne nuk kemi hyrë në ato lojëra që të sigurojmë vaksinat vetëm sa për imazh publik, tash besoj për disa ditë vinë furnizimet e para me vaksina, është bërë strategjia e imunizimit”, tha ai.

Hoti shtoi se janë të njoftuar kryetarët e komunave rreth procedurave pas ardhjes së vaksinave dhe të njëjtat do të shpërndahen shpejtë, meqë sipas tij, janë identifikuar grupmoshat që do të imunizohen në fillim.

Hoti: Ka lëshime në shtabet komunale sa i përket mbikëqyrjes së personave të infektuar

“Të mbajmë sistemin të mobilizuar përmes shtabeve të juaja lokale sepse në bazë të vlerësimeve që po bëjmë po duket që kemi pak një lëshim tek shtabet lokale në kuptim të mbikëqyrjes së personave që janë të infektuar për t’i mbajtur të izoluar dhe për t’u ofruar shërbimet e nevojshme”, tha ai.

Hoti tha se janë muajt e fundit të menaxhimit të pandemisë Covid-19.

***

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se ministria që ai e drejton ka bërë të gjitha përgatitjet për vaksinimin e qytetarëve.

Ai gjatë takimit të komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19, tha se janë angazhuar maksimalisht në luftën kundër virusit.

“MSh bashkë me institutin ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për vaksinim. Jemi të angazhuar me partnerët tanë, dhe me prodhuesit për të siguruar vaksinimin. Qeveria e Kosovës ka paraparë 40 milionë euro për vaksinat anti-Covid për vitin 2021, ndërsa vaksinat do të jepen falas për qytetarët", tha ai.

Sipas tij, Kosova është shembull në rajon, sa i përket menaxhimit me pandeminë.

“Ne kemi bërë më shumë sesa i gjithë rajoni. Kemi qenë dhe mbetemi shembull për menaxhimin e pandemisë. Derisa nuk jemi pjesë e OBSh ne nuk jemi fajtor që nuk arrijnë vaksina tek ne. Ne kemi bërë më shumë sesa i gjithë rajoni. Kemi qenë dhe mbetemi shembull për menaxhimin e pandemisë. Derisa nuk jemi pjesë e OBSh, ne nuk jemi fajtor që nuk arrinë vaksina tek ne" , tha ai.

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani tha se janë të gatshëm të fillojnë me vaksinimin sapo këto të fundit të arrijnë në vend.

"Ne kemi arritur që të perëndojmë epininë në shkolla. Ne duhet të vazhdojmë të ruajmë sistemin shëndetësor. Posa të arrijë vaksina të fillojmë me vaksinimin e qytetarëve", tha ai.

Ndërsa, drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani, bëri të ditur se në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 632 pacientë të shtrirë si rezultat i infektimit me virusin Covid-19.

Ai tha se momentalisht situata me pandeminë është e menaxhueshme.

"437 persona të hospitalizuar janë me oksigjenoterapi, të intubuar 5 dhe momentalisht 90 përqind të shtretërve janë të shfrytëzuar", tha ai.

Drejtori i Policisë të Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se kanë arritur t'iu përshtaten kushteve të punës.

"Gjatë kësaj faze ka aktivizuar operacionin anticovid duke kryer si bllokimi zonave, mbyllja e lokaleve. 506 raste janë mbyllur lokale të ndryshme. Vetëm sot i 126 pjesëtarë të hospitaluzar. 16 pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk kanë arritur t'ia dalin me sukses ballafaqimit me pandeminë", tha ai.

***

Ministri në detyrë, Armend Zemaj, në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid19 ka thënë se Kosova mbetet shembull i menaxhimit të pandemisë.

Zemaj tha se Kosova nuk është fajtor për vonesat e furnizimit me vaksina por partnerët që nuk arritën të realizojnë premtimet e tyre.

“Përderisa nuk jemi pjesë e OBSH-së, BE-së dhe OKB-së ne nuk jemi fjatorë që partnerët për furnizim me vaksinë nuk arrijnë të realizojnë premtimet dhe zotimet e veta andaj përpjeket tona nuk janë ndalur asnjëherë”, tha ai.

“Këto ditë ditë si asnjëherë më parë duhet të ngrisim vigjilencën në mbikqyrjen dhe zbatimin e masave të Qeverisë. Duke marrë për bazë dhe rajoni dhe evropa janë të mbyllur për aktivitetet ekonomike kështu që lutja jonë është në zbatimin dhe ruajtjen e shëndetit të masave që kanë qenë efektive, sidomos izolimi që është marrë praktikë edhe nga vendet e tjera”, tha ai.

Hoti: Vaksinat antiCOVID-19 çështje javësh, ia dolëm të menaxhojmë me sukses pandeminë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar sot se për disa javë pritet që të arrijmë në Kosovë vaksinat anti-Covid, teksa ka shtuar se si qeveri ia kanë dal që me sukses te menaxhojnë me pandeminë.

Ai tha se përkundër kritikave që kanë marrë nga oponentët politikë për vaksinat, si qeveri janë angazhuar që në vend të sjellin vetëm vaksina të certifikuara nga BE, dhe jo me prejardhje të dyshimtë, sikurse që bënë vendet e rajonit.

"Informatat që mora nga drejtori i Institutit është se janë duke u bërë përgatitjet. Jemi kritikuar edhe për vaksinën, por ne kemi dashur të sjellim vetëm vaksinë të certifikuar dhe nuk kemi pranuar të hyjmë në lojë që të pranojmë vaksina të dyshimta sikurse bënë vendet e rajonit. Jam i sigurt se do t'ia dalim mbanë bashkë", u shpreh ai.

Në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 që po mbahet në objektin e Qeverisë të Kosovës, Hoti tha po ashtu se përkundër vështirësive gjatë ballafaqimit me pandeminë e shkaktuar nga virusi korona, si qeveri ia kanë dalë që të menaxhojnë me sukses pandeminë.

Ai tha se qindra mijëra biznese e qytetarë kanë marrë ndihmën e shtetit dhe se vendi po

"Them me kënaqësi që ia kemi dalë. Dëshiroj të falënderoj stafin mjekësor për angazhimin e tyre pa asnjë ditë pushim, jam organizuar spitalet, klinikat, ndërkohë që janë munduar të mos lënë anash shërbimet e tjera. Edhe komiteti ka kryer një punë të shkëlqyeshme, nuk jeni ndal. Nuk jemi ndal e nuk jemi kursyer asnjëri prej nesh. Muajt e parë te gjithë kemi qenë të frikësuar nga kjo situatë sepse ka pasur të panjohura në mbarë botën. Por më vonë kemi mbërri që me komitetin dhe ekspertizat ndërkombëtare të standardizojmë masat. Askush nuk mbetet pa u testuar pavarësisht kostos. Kemi marrë shumë kritika nga oponentët tanë gjatë kësaj periudhe, të cilët nuk kanë bërë asgjë tjetër përveçse kanë kritikuar. Kemi mbajtur gjallë ekonominë", tha ai.

****

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pas mbledhjes me Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 do të takohet edhe me kryetarët e komunave.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, merr pjesë në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38

KOHA: 09:00

2.Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, mban takim online me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës.

KOHA: 09:45

Takimi mund të ndiqet direkt nga faqja e Facebook-ut e Kryeministrit”, thuhët në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat