Ambasada e Amerikës publikon detaje nga takimi virtual me Kurtin, Osmanin e Hotin: Ja çka na u premtua

Aktuale

Ambasada e Amerikës publikon detaje nga takimi virtual me Kurtin, Osmanin e Hotin: Ja çka na u premtua

Më: 12 mars 2021 Në ora: 09:54
Philip Kosnett

Ambasada amerikane në Prishtinë ka publikuar detaje nga takimet që dje ka pasur përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor në departamentin amerikan, Matthew Palmer dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurtin e Vjosa Osmanin si dhe me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin.

Në një shkrim që ambasada ka publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook, thuhet se në takimet e djeshme Palmer e ka theksuar nevojën urgjente që të formohen institucionet pa pengesa politike.

Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?

“Në takimet virtuale të ditës së djeshme, zëvendësndihmëssekretari Palmer e theksoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë pa pengesa politike, për përfitimet e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e institucioneve që e luftojnë korrupsionin dhe përkrahjen e vazhdueshme për një Kosovë të larmishme dhe të pavarur”, thuhet në këtë komunikatë.

Palmer dhe Kosnett në takime të ndara virtuale dje janë takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin që ishte i shoqëruar nga Glauk Konjufca, ish-ministër i Punëve të Jashtme.

Të njejtët kanë mbajtur takim edhe me Vjosa Osmanin, u.d e presidentit që doli si më e votuara nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndërkaq, në njoftimin e ambasadës amerikane bëhet e ditur se Palmer dhe Kosnett kanë mbajtur takim edhe me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe shefen e stafit të tij në kryeministri, Ardita Dushin.

In yesterday's virtual meetings, Deputy Assistant Secretary Palmer stressed the urgent need for government formation...

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on E premte, 12 Mars 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat