E frikshme! 3 raste me versionin britanik të koronavirusit në Kosovë

Aktuale

E frikshme! 3 raste me versionin britanik të koronavirusit në Kosovë

Më: 13 mars 2021 Në ora: 09:08
Ilustrim

Varianti britanik i koronavirusit ka mbërritur edhe në Kosovë.

Lajmin e bëri të ditur Izet Sadiku, ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive.

Sipas Sadikut të infektuarit e kaluan sëmundjen pa ndonjë shqetësim të madh, teksa ka konfirmuar se të infektuar janë vetëm tri raste deri më tani.

Ai shtoi se një hulumtim i publikuar ditë më parë tregon se varianti britanik përveç që përhapet më shpejt, ka dhe vdekshmëri më të lartë.

Po ashtu, Sadiku theksoi se hulumtimet tregojnë se rreth 83% e njerëzve që kanë kaluar Covid-19 kanë imunitet deri në 6 muaj, ndërsa 17% prej tyre mund të riinfektohen edhe para 6 muajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat