Krasniqi: Kosovës i duhen vetëm 3 parti politike, ja dy prioritetet urgjente të Kosovës

Aktuale

Krasniqi: Kosovës i duhen vetëm 3 parti politike, ja dy prioritetet urgjente të Kosovës

Nga: N.Sh Më: 15 mars 2021 Në ora: 09:46
Albin Kurti

Në Kosovë duhet të ekzistojnë vetëm 3 parti politike dhe partitë tjera ekzistuese duhet të shkrihen në këto parti.

Kështu po mendon opinionisti dhe analisti politik Faik Krasniqit, i cili tregon se LVV, LDK dhe PDK, duhet të jenë tri partitë që duhet të ekzistojnë në Kosovë.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, nga Qeveria e ardhshme pritjet janë të mëdha, por sipas tij, janë vetëm dy prioritete që me urgjencë duhet të ndërmerren.

Ato janë, hapja e Bankës Zhvillimore dhe vaksinimi i popullatës.

Postimi i plotë:

Për të mirën e Kosovës duhet të ekzistojnë vetëm 3 parti (LVV, LDK dhe PDK), por këto dy të fundit të reformuara rrënjësisht.

Partitë e tjera të shkrihen në këto tre parti. Shkuan 22 vite dhe jemi më keq seç kemi qenë. Pritjet nga Qeveria e ardhshme janë të mëdha. Janë akumuluar problemet për më shumë se dy dekada. Por me urgjente janë hapja e Bankës Zhvillimore dhe vaksinimi i popullatës. Këto dyja duhet të fillojnë menjëherë. E para mund të ndodh me procedura të menjëhershme, kurse për vaksinat duhet angazhim maksimal për të ardhur sa më shpejt, në mënyrë që një pjesë e popullatës të vaksinohen dhe vendi t’i kthehet normalitetit.

Edhe të tjerët duhet të lobojnë aty ku munden për të sjellur sa më shumë vaksina. Atëherë jemi në rregull të gjithë. Të tjerat vijnë me radhë. Kosova dhe qytetarët mbi të gjitha!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat