Familja e viktimës në Deçan shtron kallëzim penal ndaj prokurorit Agron Uka

Aktuale

Familja e viktimës në Deçan shtron kallëzim penal ndaj prokurorit Agron Uka

Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:12
foto nga vendi ngjarjes

Avokati i familjes Tetaj, Berat Tmava, ka konfirmuar  se sot do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj prokurorit Agron Uka për siç ka thënë, mënyrën se si e ka trajtuar lënden dhe dyshimet për manipulimet me prova e rikualifikimin e veprës penale.

Tmava është avokat i familjes Tetaj, anëtari i së cilës u vra më 2018 në Deçan.

I akuzuar për këtë vrasje është djali i pronarit të firmës ku punonte i ndjeri, Agonis Tetaj.

Rasti u kthye në vëmendje të publikut të mërkurën, kur i ati i viktimës publikoi videon e vrasjes, ndërkohë që u shkroi edhe ambasadve të huaja për të intervenuar në këtë çështje.

Vepra së fundi është rikualifikuar nga “vrasje e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia”, që ka çuar në reagim të familjes dhe opinionit.

Për këtë, sot, kryeprokurori Aleksandër Lumezi ia ka marrë lëndën prokurorit të deritashëm, Agron Uka, dhe ka thënë se do të ricaktojë një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat